Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIGA UNIKE

Edhe një skuadër nga Superliga në Ligën Unike

Edhe një skuadër nga Superliga në Ligën Unike


22 July, 2021 @11:39

Pas Golden Eagle Yllit, skuadra e Prizrenit është bërë skuadra e dytë që ka konfirmuar pjesëmarrjen në edicionin e dytë të Ligës Unike.

Prizreni në një njoftim në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se zyrtarisht do të jenë pjesë e Ligës Unike në stinorin 2021/22.

Stinori i ri i Ligës Unike është thënë se do të fillojë në tetor të këtij viti.

Kampioni aktual në Ligën Unike është Golden Eagle Ylli.

Prizreni pas përfundimit të stinorit të kaluar u nda me sponsorin gjeneral Ponte, ndërsa tash sipas faqes së Facebookut po mban emrin Prizreni -16.


 
Të gjitha lajmet nga Liga Unike