PEJË
Peja zyrtarizon turkun Erdem Ilter
22 July, 2021 @16:47
Njëri ndër basketbollistët e dalluar të ekipit Fethiye në stinorin e kaluar, Erdem Ilter, është lojtar i ri i Pejës.
Njoftimin e ka bërë të ditur vetë klubi verdhezi pak më parë, ndërsa Ilter që luan si playmaker është thënë të ketë ardhur me kërkesë të trajnerit Semsettin Bas.
Ilter që në stinorin e kaluar ka luajtur në Superligën turke të basketbollit për Fethiyen ka pasur mesatarisht 15 minuta për ndeshje, ndërsa ka shënuar mesatarisht 4 pikë për lojë, 2.7 asistime dhe 1.3 kërcime për ndeshje.
Organizatori i lojës turk është i gjatë 188 centimetra dhe është një play klasik, që shërben bashkëlojtarët me topa, ndërsa është 30-vjeç dhe në tetor do të mbush të 31-tat.
Përndryshe Erdem Ilter është basketbollisti i parë i huaj që është prezantuar te Peja për stinorin 2021/22, pasi që deri tash shqiponjat kanë bërë të ditur vetëm për përforcime vendore dhe shqiptare.