ZYRTARE
KB Bashkimi zyrtarizon trajnerin e mirënjohur
22 July, 2021 @15:14
Skuadra e Bashkimit para pak çastesh ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri i cili do ta udhëheqë skuadrën për stinorin 2021/22.
Drejtuesit e klubit portokall e zi kanë arritur marrëveshje me kroatin Branimir Pavic, i cili është emër i njohur për basketbollin kosovar.
Pavic ka qenë trajner i Pejës në vitin 2016, ndërsa në stinorin e fundit ka drejtuar skuadrën e Vëllaznimit.
Prizrenasit kohë më parë e kishin zyrtarizuar edhe Valon Bunjakun, si përforcim i parë dhe i vetmi deri më tani.
Përndryshe, kroati Pavić i lindur në Rijekë ka qenë edhe trajner i kombëtares kroate U-18 vite më parë si dhe ndihmës-trajner i Kroacisë U16, ku ka bërë përvojat e para në këtë zeje.