FIBA EURO CHALLENGERS U-20
Kosova U20 mbyll grupin pa asnjë fitore dhe me 274 pikë të pranuara
22 July, 2021 @20:00
Ecuria negative e Kosovës U20 në evropianin e shteteve sfiduese ka përfunduar me humbje në të gjitha ndeshjet.
Basketbollistët e drejtuar nga Mark Rodiqi dhe ndihmësi i tij Roni Ahmatoviq nuk kanë arritur që të shënojnë fitore as në ndeshjen e tretë të fazës grupore, ku u takuan me Sllovakinë, që deri tash nuk kishte fitore.
Sllovakia mposhti Kosovën me 17 pikë dallim, duke e fituar duelin në fund me rezultat 81-64 [15-8, 17-22, 23-22 dhe 26-12].
Fatlind Shoshaj me 13 pikë të shënuara, 5 kërcime e 4 asistime ka qenë më i dalluari te Kosova U20 sot, ndërsa 11 pikë tjera i shënoi Don Polloshka.
Te sllovakët Patrik Lukac me 15 pikë ka qenë më efikasi bashkë me Jacob O’Conellin, që gjithashtu ka shënuar 15 pikë.
Me këtë humbje Kosova U20 përfundon Grupin E të shteteve sfiduese me bilans 0-3 derisa në këto ndeshje ka shënuar 170 pikë në total, karshi 274 pikëve të pranuara.
Tabela aktuale e Grupit E:
1. Hungari 2-0
2. Bjellorusia 2-0
3. Sllovakia 1-2
4. Kosova 0-3.
Gjatë ditëve në vijim do të përcaktohen ndeshjet që Kosova U20 do t’i zhvillojë për renditjen përfundimtare në këtë kampionat, ku do të luftojë prej pozitës së pestë deri në të tetën.