PRISHTINË
Muhamedali Janjeva vazhdon me kryeqytetasit
23 July, 2021 @12:17
Basketbollisti i Prishtinës, Muhamedali Janjeva, ka vazhduar kontratën me klubin e tij edhe për një stinor.
Njoftimin e ka bërë të ditur KB Prishtina para pak çastesh, derisa Janjevën 199 centimetra të gjatë, e cilëson si lojtar kyç të sezonit të kaluar i ka uruar sukses.
“Djali kampion i kryeqytetit, Muhamedali Janjeva, vazhdon kontratën me klubin e tij të zemrës. Njëri ndër lojtarët kyç të sezonit të kaluar ka vazhduar kontratën me KB Prishtinën,” ka shkruar ndër të tjera llogaria zyrtare e bardhekaltërve në Facebook.
Në stinorin e kaluar Janjeva 23-vjeç ka luajtur 29 ndeshje të Superligës me Prishtinën, me mesatare prej 16.4 minutash për ndeshje, ndërsa ka shënuar 4.7 pikë për lojë, 1.1 asistime dhe 3.8 kërcime.