BASHKIMI
Bashkimi zyrtarizon të huajin e dytë
26 August, 2021 @13:43
Pas Julien Lewis, skuadra e Bashkimit para pak çastesh e zyrtarizoi përforcimin e dytë të huaj.
Richaud Gittens arriti marrëveshje me skuadrën prizrenase për stinorin 2021/22.
Gittens 25 vjeç, luan në pozitat 2 dhe 3. Ai së fundi ishte në ligën e Portugalisë te skuadra Barreirense.
Bashkimi në xhiron e parë të Superligës do të takohet me Pejën, derisa në fillim të shtatorit të luajë edhe në Superkupën e Kosovës.