PRIZREN
Bashkimi zyrtarizon të huajin e parë
24 August, 2021 @19:13
Skuadra e Bashkimit që deri tash ka bërë të ditur vetëm përforcimet vendore në skuadër, pak më parë ka bërë të ditur edhe për përforcimin e parë të huaj këtë stinor.
Basketbollisti amerikan Julien Lewis 193 centimetra i gjatë që luan në pozitën 2 është ardhja më e re në skuadër.
Bashkimi këtë stinor do të drejtohet nga trajneri kroat Branimir Pavic.
Julien Lewis ka luajtur në NCAA, ndërsa së fundi ka luajtur në ligën finlandeze të basketbollit, ku me ekipin e tij Lapuan Korikobrat ka pasur mesatare prej 10.1 pikëve për ndeshje dhe 5.2 kërcimeve për ndeshje dhe 2.1 asistime për ndeshje.