NË PRIZREN

BOROZANI/Erdis Driza
Basketbolli nis me Superkupë
2 October, 2014 @10:18
Palestra pa ulëse në tribuna, Sezai Surroi, do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë të madhe para fillimit të ri të stinorit në vend.
Bashkimi i Prizrenit do të ndeshet me Sigal Prishtinën në duelin që do të përcaktojë fituesin e Superkupës së vendit.
Të dyja skuadrat kanë bërë përforcime të huaja, të ndryshme nga stinori i kaluar, derisa prizrenasit kanë shtuar edhe lojtarë të ri vendor në krahasim me vitin e kaluar.
Gjithashtu, të dy skuadrat kanë ndërruar edhe trajnerët në krahasim nga stinori i kaluar, ku Sigal Prishtina ka sjellur Sabit Hadzicin boshnjak, derisa Bashkimi, ka marrë malaziasin me përvojë, Miodrag Baletic.
Fituesja aktuale e Superkupës së Kosovës është Sigal Prishtina, pasi që pat mposhtur Pejën stinorin e kaluar në palestrën 1 Tetori të Prishtinës.