PRISHTINA (F)
Basketbollistja e dytë nga SHBA-të te Prishtina
16 December, 2018 @19:40
Nënkampionja e Ligës së Femrave në basketboll, Prishtina, sot e zyrtarizoi përforcimin e dytë e huaj.
Braennan Farrar është basketbollistja e huaj e dytë këtë stinor e Prishtinës nga Amerika, pas Tesha Buck.
Farrar është e gjatë 170cm dhe luan në pozitën e organizatores, ndërsa në stinorin e fundit ka luajtur për universitetin e Morganit në NCAA, ku arriti mesatare prej 12.2 pikëve, 4.4 asistimeve dhe 3.5 kërcimeve për ndeshje.
Prishtina aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Ligën e Femrave me 6 fitore e 2 humbje.