LIPJANI - RAHOVECI
Rahoveci deklason Lipjanin e përgjysmuar
15 December, 2018 @18:33
Skuadra e Rahovecit e mbylli stinorin vjeshtor me një fitore të lehtë ndaj Lipjanit të përgjysmuar, duke e mposhtur kundërshtarin me rezultat 70-113.
Që nga fillimi i ndeshjes deri në fund, vreshtarët e dominuan ndeshjen.
Pesë lojtarë te Rahoveci shënuan pikë dyshifrore, derisa Arian Qallaku shkëlqeu me shifrat magjike triple-double prej 29 pikëve, 11 kërcimeve e 10 asistimeve.
Edhe Frederick Richardson i arriti shifrat magjike triple-double prej 21 pikëve, 12 kërcimeve dhe 11asistimeve, derisa dyshja e lartpërmendur u ndihmua edhe nga James Stanback me 20 pikë të tjera.
Ndërsa Lipjani në këtë ndeshje luajti vetëm me shtatë lojtarë, ku prej tyre më i dalluari ishte Fisnik Juniku me 40 pikë. Pikë te Lipjani shënuan vetëm edhe 3 lojtarë tjerë;Fazli Vitia 17 pikë, rusi Alex Dubovitsky 11 pikë dhe Granit Ejupi 2 pikë.
Rahoveci me një ndeshje më pak, aktualisht ngritet në pozitën e dytë me bilanc prej 9 fitoreve e 4 humbjeve deri më tani, kurse Lipjani gjendet në fund të tabelës me 2 fitore e 12 humbje.