PRISHTINA - PRIZRENI
Seria ngritet në 12
15 December, 2018 @20:45
Skuadra e Prishtinës nuk gaboi as në ndeshjen e dymbëdhjetë të stinorit.
Prishtina e mposhti Prizrenin me rezultat 91-73, për ta vazhduar serinë e fitoreve.
Dardan Berisha ishte koshashënuesi më i mirë me 24 pikë, 7 asistime e 5 kërcime, derisa u ndihmua edhe nga Khalid Boukichou, i cili luajti me double-double prej 17 pikëve e 10 kërcimeve.
Te Prizreni më i dalluari ishte Christian Bradford me 24 pikë e 7 kërcime.
Prishtina me 12 fitore në 12 ndeshje të zhvilluara gjendet në krye të tabelës, derisa Prizreni aktualisht ka 5 fitore e 8 humbje dhe gjendet në pozitën e gjashtë.