TREPÇA - BASHKIMI
Trepça përfundon vjeshtën në pozitën e katërt
16 December, 2018 @19:17
Skuadra mitrovicase, Trepça, edhe në ndeshjen e dytë të stinorit, arriti ta mposhtë Bashkimin me rezultat 88-74.
Ndeshja deri në mesin e çerekut të katërt ishte e barabartë, por Trepça në fund e kërkoi fitoren më shumë se sa kampioni aktual dhe e përfundoi stinorin vjeshtor para tyre.
Samir Zekiqi ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me 23 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Dwine Miner me 20 pikë e 10 kërcime.
Te Bashkimi më i miri ishte Jordan Capps me 23 pikë e 8 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.
Edhe Trepça edhe Bashkimi kanë bilanc të njejtë prej 7 fitoreve e 7 humbjeve, por skuadra mitrovicase me koshdallim më të mirë u pozicionua në vendin e katërt, ndërsa Bashkimi në pozitën e pestë.