ADIS BECIRAGIC
Beciragic: Fusha vendase nuk është avantazh derisa tribunat janë pa shikues
27 April, 2021 @22:28
Skuadra e Yllit me fitoren e sotme përballë Rahovecit e barazoi serinë gjymëfinale të Play Off-it në 1-1 dhe tani do t’i pret në shtëpi dy ndeshjet e radhës të serisë.
Në deklaratën e tij, trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, tha se epërsia gjatë gjithë kohës e skuadrës së tij dha përshtypjen e gabuar që në fund do të kalojnë pa stres.
“Gjatë gjithë ndeshjes kishim epërsinë dhe mendonim se në fund nuk do të kishim shumë stres. Por ky është Play Off-i, lojtarët janë të rinj që luajnë në gjysmëfinale dhe dëshirojnë fitoren. Nuk mund të jem i nervozuar ndaj lojtarëve të mi për rikthimin në lojë të Rahovecit në fund. Më e rëndësishmja është që e fituam ndeshjen. Tani do të jemi në Suharekë dhe shpresojmë të fitojmë atje ndeshjet e radhës”, tha ai për Art Sport.
Trajneri Beciragic në fund tha se fusha vendase nuk do të thotë se është avantazh për skuadrën e tij, sikurse nuk ishte as për Rahovecin. Kjo për arsye se të dyja skuadrat po i luajnë ndeshjet pa shikues për shkak të masave ndaj pandemisë.