ADIS BECIRAGIC

Beciragic: Humbja nuk na demotivon
25 April, 2021 @19:26
Trajneri i Golden Eagle Yllit, Adis Beciragic, tha se rezultati i sotëm nuk do ta demotivojë skuadrën e tij në këtë fazë të Play Off-it. Borozani.com
Beciragic foli për Art Sport, pasi skuadra e tij u mposht nga Rahoveci në një ndeshje me finish dramatik që përfundoi me rezultat 69-66.
“Ishte ndeshje Play Off-i, ndeshje shumë e fortë. Ata e nisën shumë mirë. Luajtën shumë fortë në pjesën e parë dhe kontrolluan gjithçka nga loja. Ndërsa në pjesën e dytë ndodhi e kundërta. Ne filluam të luajmë më mirë në mbrojtje dhe të kontrollojmë lojën. Në fund vendosën huqjet tona nga gjuajtjet e lira.”
“Ky rezultat nuk do të na demotivojë. Edhe po të kishim fituar asgjë nuk do të ndryshonte, sepse rezultati është vetëm 1-0. Shpresojë që ta rikthejmë rezultatin në anën tonë, ashtu siç e bëmë në çerekfinale ndaj Bashkimit”, tha Beciragic.