Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - YLLI

S’ka ilaç për Rahovecin, Ylli mposhtet përsëri

S’ka ilaç për Rahovecin, Ylli mposhtet përsëri


25 April, 2021 @18:44

Skuadra e Rahovecit e ka nisur me fitore serinë gjysmëfinale të Play Off-it, duke e mposhtur në ndeshjen e parë Golden Eagle Yllin me rezultat 69-66.

Elyjah Clark i Golden Eagle Yllit, humbi rastin që të bëhet heroi i ndeshjes, pasi që edhe 5 sekonda para fundit kur rezultati ishte 67-66 për Rahovecin, dështoi në dy tentime nga gjuajtja e lirë, derisa pas tij Darrell Davis kapi kërcimin në mbrojtje, u ndalë me faul dhe më pas shënoi dy gjuajtjet e lira për të përcaktuar rezultatin përfundimtar.

Rahoveci e nisi shumë mirë ndeshjen duke krijuar seri prej 11-1 në fillim, derisa çerekun e parë e mbylli me rezultat 20-8.

Më pas Ylli filloi të kthehet në lojë dhe ta shkrijë disavantazhin gradualisht.

Ylli e përmbysi në tërësi disavantazhin kur Valon Bunjaku shënoi 3 pikësh edhe 6:30 minuta para fundit të ndeshjes për rezultatin 52-52, ndërsa edhe 3 minuta para fundit përsëri me 3 pikëshin e Valon Bunjakut, mysafirët kaluan për herë të parë në epërsi, 59-62.

Megjithatë në fund vreshtarët nëpërmjet Darrell Davisit dhe Altin Morinës u treguan më të vëmendshëm në momentet më kritike, derisa huqjet e Clark nga gjuajtja e lirë, që e shëndruan atë në figurë tragjike të ndeshjes, patën rol në përcaktimin e fituesit.

Davis ishte më meritori në këtë fitore duke shënuar 23 pikë e 8 kërcime, derisa te Ylli koshashënuesi më i mirë ishte Erjon Kastrati me 14 pikë.

SKEMA E PLAY OFF-IT

Për Rahovecin kjo është fitorja e pestë në këtë stinor përballë Yllit, derisa ky i fundit akoma nuk e ka gjetur rrugën e fitores përballë vreshtarëve.

Ndeshja e dytë e serisë do të luhet të martën përsëri në Rahovec, ndërkaq në finale shkon skuadra e cila e para arrin 3 fitore.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga