URON LOJTARËT

Foto: FBK
Beciragic: Mbledhim energji për ndeshjen e radhës
20 April, 2023 @11:38
Strategu i Yllit, Adis Beciragic, në deklaratën e dhënë pas fitores ndaj Pejës në Karagaç dhe bërjes së rezultatit në seri 2-1, ka thënë se ekipi i tij edhe pse rrezikoi gjithçka në fund, ai i uron lojtarët për fitoren e madhe të arritur, pasi që ndaj Pejës në Karagaç është me të vërtetë vështirë.
Fitorja e Yllit ka shtuar shpresat e kampionit aktual tash për barazim të serisë nga 2-0 në 2-2, pas tre ditësh në 13 qershori të Suharekës.
“Kemi bërë gabime në sulm dhe në mbrojtje në fund të ndeshjes, por për 30-minutat e para kemi qenë shumë të mirë. Lojtarët e mi bënë dallimin duke shkuar në epërsi 14 pikëshe, që dihet se është shumë vështirë të arrihet në këtë palestër. Uroj lojtarët e mi për këtë lojë, edhe pse ishim afër ta humbnim atë në fund, por ta dini nuk është lehtë të luash kundër Pejës, është ekip shumë-shumë i mirë.Jam i lumtur me fitoren, rezultati është 2-1 ndërsa tash duhet të mbledhim energji për ndeshjen e radhës dhe të shpresojmë,” - ka thënë Beciragic ndër të tjera pas ndeshjes.