Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ZALGIRIS - BASKONIA

Befasia e mbrëmjes ndodhi në Lituani

FOTO: euroleague.net

Befasia e mbrëmjes ndodhi në Lituani


12 October, 2018 @23:37

Për befasinë e mbrëmjes u përkujdes skuadra spanjolle Baskonia, e cila arriti që të mposhtë Zalgiris Kaunas në Lituanisë me rezultat 79-87.

Çereku i tretë ishte ai që e përcaktoi fituesin, pasi që baskët e fituan me rezultat 21-14.

Koshashënuesit më të mirë te Baskonia ishin Jayson Granger 15 pikë dhe Tornike Shengelia 12 pikë, kurse për vendasit më të mirët ishin Nate Wolters 19 pikë dhe Arturas Milaknis 12 pikë.

Xhiron e ardhshme, Zalgiris përballet me Anadolu Efes, kurse Baskonia e pret Olympiacosin.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague