PANATHINAIKOS - MACCABI
Ngushtë mes Panathinaikosit e Maccabit
12 October, 2018 @13:07
Ndeshja më interesante e natës së mbrëmshme në Euroleague u zhvillua mes Panathinaikosit grek dhe Maccabit izraelit.
Panathinaikos arriti që ta mposhtë Maccabi Tel Avivin me rezultat 89-84, në një ndeshje që përgjatë gjithë kohës ishte e barabartë, mirëpo në çastet vendimtare skuadra greke u tregua më e vëmendshme dhe e mbylli duelin me fitore.
Më meritorët për fitoren e grekëve ishin Matt Lojeski me 20 pikë dhe Nick Calathes me 8 pikë dhe 14 asistime, ndërsa për izraelitët basketbollistët më të mirë ishin Scottie Wilbekin me 24 pikë dhe 8 asistime dhe Michael Roll me 15 pikë.
Xhiron e ardhshme, Panathinaikosi përballet me Bayernin, kurse Maccabi luan ndaj CSKA-së.