Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFAQËSUESJA - KONFERENCA

Belegu kërkon përkrahje, së shpejti edhe fanellat

Foto: FBK

Belegu kërkon përkrahje, së shpejti edhe fanellat


1 August, 2016 @19:43

Në konferencën për shtyp 1 muaj para ndeshjes së parë kualifikuese për Eurobasket 2017, Federata e Basketbollit të Kosovës e bëri prezantimin e parë para opinionit. Përveç disa lojtarëve dhe kryetrajnerit Arben Krasniqi, para mediave foli edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belgu.

“I falënderoj të gjithë të pranishmit që kanë gjetur kohë ta ndjekin këtë aktivitet të rëndësishëm të federatës. Po ashtu dua të falënderoj edhe një herë të gjithë ata që po na përkrahin në përgatitjet për kualifikimet për Eurobasket 2017, duke filluar nga mediat, sponsorët dhe nga institucionet tona. Po ashtu dua të falënderoj edhe shtabin teknik të Kombëtares, drejtorin dhe basketbollistët për mundin dhe angazhimin që e kanë treguar për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Do të jetë një ditë e shënuar pjesëmarrja jonë në këto kualifikime. Ne e kemi bërë të qartë se nuk do të jemi vetëm pjesëmarrës, por ambiciet tona janë reale, pra do të luftojmë deri në fund. Së bashku me të gjithë ata që po na përkrahin ne do të shkojmë drejt suksesit, e suksesi ynë është të luajmë sa më mirë, e pse jo edhe të besojmë edhe më shumë. Grupi është shumë i fortë, por ne do të përgatitemi për të bërë më të mirën.

I ftoj të gjithë njerëzit kudo në Kosovë, por edhe jashtë që të na përkrahin. Ne po punojmë shumë, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për përkrahje edhe më të madhe institucionale. Kur them kështu i referohem asaj se ne ende nuk e dimë se ku do t’i zhvillojmë ndeshjet si vendas, pasi punimet në palestër nuk e dimë a do të përfundojnë me kohë. Ditë më parë ne e kemi nënshkruar një marrëveshje me agjencionin ‘Base’ që është shumë fitimprurëse për FBK-në, por në rast se ndeshjet si vendas do të detyrohemi t’i luajmë jashtë Kosovës, atëherë kjo marrëveshje do të rrezikohet. Megjithatë ne po shpresojmë se gjithçka do të përfundoj me kohë dhe se adhuruesit e basketbollit kosovar do të kenë rastin të kënaqen me basketboll cilësor në ndeshjet që do t’i luajmë në Prishtinë.

Fanellat e Kombëtares do të dalin në shitje deri në fund të javës dhe kjo është një tjetër mënyrë që përkrahësit tanë të na ndihmojnë me blerjen e tyre”. - deklaroi Belegu para mediave.


U14

Fillon kampi i të rinjve

FBK Superliga

Fillon kampi i të rinjve

01/08/16 @ 13:51

PARA KUALIFIKIMEVE

Constantinides e Sylejmani, nisin punën me Shqipërinë

Eurobasket

Constantinides e Sylejmani, nisin punën me Shqipërinë

01/08/16 @ 13:25

DREJT POLONISË

Polfarmex Kutno, ekipi i ri i Dardanit

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Polfarmex Kutno, ekipi i ri i Dardanit

01/08/16 @ 08:28

STREETBALL 2016

Kompletohen 8 superfinalistët

FBK Superliga

Kompletohen 8 superfinalistët

31/07/16 @ 21:32

STREETBALL 2016

Turistët, superfinalisti i parafundit

FBK Superliga

Turistët, superfinalisti i parafundit

31/07/16 @ 18:55

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48

MITROVICASIT NË GARA EVROPIANE

Trepça në FIBA Europe Cup

FBK Superliga/International

Trepça në FIBA Europe Cup

21/07/23 @ 11:52

PERFORMANCAT MË TË MIRA INDIVIDUALE

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

TOP 3-shja e Kosovës ndaj Zvicrës

20/07/23 @ 12:14


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga