DREJT POLONISË
![Polfarmex Kutno, ekipi i ri i Dardanit Polfarmex Kutno, ekipi i ri i Dardanit](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article/berisha-dardan-train-prishtina-ipkocup2016.jpg)
Polfarmex Kutno, ekipi i ri i Dardanit
1 August, 2016 @8:28
Pas njoftimit për largim nga Sigal Prishtina, Dardan Berisha do të kthehet në vendin ku i kaloi disa vite të karrierës si lojtar, në Poloni.
Ekipi i ri i tij është Polfamrex Kutno, ndërsa Dardan Berisha pritet të marrë rolin e njërit nga liderët e ekipit kanë bërë të ditur mediat polake mbrëmë.
Skuadra në fjalë ka arritur çerekfinalen e PlayOffit të elitës polake stinorin e kaluar, ndërsa me Dardanin 28 vjeç këtë stinor synojnë më shumë.
Zyrtarisht, ekipi nuk ka bërë të ditur ende njoftimin se Dardani është lojtar i ri i tyre, por në një prononcim për mediat polake, Slawomir Erwinski kreu i ekipit në fjalë ka thënë: “Besojmë që gjatë këtyre ditëve Berisha do të jetë lojtar i ri i ekipit tonë.”
Njoftimin në fjalë e ka bërë edhe Eurobasket.com, duke thënë se Berisha është shumë afër Polfarmexit, pasi që pritet të finalizohen edhe disa gjëra mes ekipit dhe lojtarit.