MEDIA
![Trofeu i BIBL, synim kryesor i Pejës Trofeu i BIBL, synim kryesor i Pejës](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article/Gashi-Art-Peja-presiden-watch-bench-game-back-Peja-tifo.jpg)
BOROZANI/Arkiv/Erdis Driza
Trofeu i BIBL, synim kryesor i Pejës
30 July, 2016 @16:03
Nënkampionja e Kosovës në basketboll, Peja, ka vedosur synimin para stinorit të ri. Kryesore për verdhezinjtë këtë stinor do të jetë triumfi në ligën ballkanike, që potencialisht do të bëhet trofeu i parë ndërkombëtar i fituar nga ekipi i “Karagaçit”.
“Synimi kryesor i edicionit do të jetë që të fitojmë ligën ballkanike. Në edicionet e kaluara kemi pasur ndeshje të mira, por në momente vendimtare na ka munguar fati. E dimë që është vështirë, por do të luftojmë deri në fund,” ka thënë kreu i ekipit, Art Gashi, për gazetën Zëri sot.
Peja, suksesin më të madh në BIBL e ka arritjen e gjysmëfinales. Këtë stinor ata kanë të konfirmuar edhe pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup, ku do të debutojnë.
Në total, Peja do të garojë edicionin që vjen në Kupë të Kosovës, Superligë, BIBL dhe FIBA Europe Cup.