MEDIA
Cili mund të jetë destinacioni i radhës për Dardanin?
28 July, 2016 @15:35
Basketbollisti i deritashëm i Sigal Prishtinës, Dardan Berisha, sot befasoi opininion kosovar me largimin e tij nga bardhekaltërit.
Berisha si një sportist, i falenderoi ekipit dhe të gjithëve për përkrahjen e dhënë, ndërsa bëri të ditur se pasi fitoi gjithçka çka mund të fitohet në Kosovë, e debutuan në FIBA Europe Cup, tash po kërkon një sfidë tjetër në karrierë.
Njoftimi i fundit për Dardan Berishën është shkruar në mediat e Polonisë, nënshtetësinë e cilit vend e ka basketbollisti në fjalë.
Sipas Polski Kosz, Dardani ka pranuar oferta tejet të mira nga disa ekipe të elitës së basketbollit polak, por e sigurt nuk është asgjë.
Aty spekulohen tre emra: Wilki Morskie, Energia Czarni dhe Slask, si destinacione të mundshme për Dardanin, e posaçërisht, ekipi i parë, pasi që trajneri i këtij ekipi ka qejf lojën e shpejtë me mundësi shuti të shpeshtë - karakteristikë që i përshtatet ‘snajperit’ kosovar. www.Borozani.com.
Sidoqofë, nuk përjashtohen edhe opcionet tjera si dhe ish ekipi i tij Anwil, por, për më tepër mbetet të shihet se ku do të kalojë basketbollisti i titujve, që ka qenë më i miri në vend për sa ishte këtu prej se u kthye në Kosovë.