REPREZENTACIONI
![Anulohen miqësoret e para të Kosovës Anulohen miqësoret e para të Kosovës](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article/Kosova_FBK_poster.png)
Foto: FBK
Anulohen miqësoret e para të Kosovës
27 July, 2016 @11:07
Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë të gjithë ndeshjet miqësore-përgatitore për Eurobasket 2017, jashtë vendit.
Kjo është kuptuar sot, pasi që miqësoret me Maqedoninë të planifikuara të zhvillohen më 30 e 31 korrik në Prishtinë, janë anuluar.
Njoftimin e ka konfirmuar edhe Sekretari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Leart Hoxha, i cili për Kohën Ditore ka thënë se FBK nuk ka arritur të konfirmojë palestrën e Pallatit të Rinisë për shkak se ajo nuk plotëson kushtet.
Palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve nuk përmbush kushtet as për ndeshje miqësore të reprezentacioneve, pasi që parketi nuk është në rregull.
Përveç parketit, për ndeshje zyrtare duhet semafori i ri, rregullimi i zhveshtoreve dhe krijimi i hapësirave për doping-test. Asnjëra prej këtyre nuk është bërë ende.
Miqësorja e radhës për Kosovën luhet më 6 gusht, kur Kosova udhëton drejt Estonisë.