NBA
Pensionohet Stoudemire
26 July, 2016 @22:32
Pas 14 sezoneve të kaluara në NBA, basketbollisti amerikan Amar’e Stoudemire ka deklaruar publikisht pensionimin nga NBA.
Gjashtë herë pjesëmarrës në ‘All-Star Game’, Stoudemire lajmin e pensionimit e bëri publik sot, i ndikuar nga lëndimet e shumta në gjurin e këmbës së djathtë.
Gjatë karrierës, Stoudemire ishte pjesë e Phoenix Suns, New York Knicks, Dallas Mavericks e Miami Heat, mirëpo asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë e parashikuara për të në vitin 2002, vit në të cilin ai debutoi në NBA.