RAHOVEC
Rahoveci paralajmëron fillimin e përgatitjeve
26 July, 2016 @19:15
Përmes një konfirmimi zyrtar, klubi i Rahovecit ka njoftuar që përgatitjet para fillimit të Superligës për skuadrën e ‘Vreshtarëve’ do të fillojnë me datën 8 gusht, datë në të cilën për herë të parë skuadra do të drejtohet nga Jeton Nixha, i cili u zyrtarizua si kryetrajner i Rahovecit ditë më parë.
Përgatitjet do të zhvillohen në sallat sportive të shkollave në Rahovec dhe në sallën sportive në Therandë, ndërsa me klubin nga kjo datë do të bashkangjitet edhe përforcimi më i ri, Artin Gashi.