PAS EURO U20 DIV B
Kosova e parafundit, Mali i Zi kampion
25 July, 2016 @15:38
Pas përfundimit të europianit në Divizionin B për basketboll nën moshën 20 vjeçare, Mali i Zi është shpallë kampion, ndërsa Kosova ka përfunduar e parafundit në renditje nga 21 skuadra, duke lënë pas vetëm Shqipërinë.
Mali i Zi fitoi finalen dramatike ndaj Islandës (78-76) dhe dy ekipet finaliste, bashkë me Greqinë që fitoi vendin e tretë duke e mposhtur Kroacinë në luftë për medaljen me më së paku shkëlqim, do të jenë pjesë e Divizionit A për grupmposhat U-20.
Renditja përfundimtare e kampionatit europian U-20, Divizioni B është kjo:
1. Mali i Zi, 2. Islanda, 3. Greqia, 4. Kroacia, 5. Bosnja, 6. Polonia, 7. Britania e Madhe, 8. Gjeorgjia, 9. Rusia, 10. Rumania, 11. Portugalia, 12. Irlanda, 13. Bellorusia, 14. Ish-RJ Maqedonia, 15. Holanda, 16. Sllovakia, 17. Armenia, 18. Bullgaria, 19. Estonia, 20. Kosova dhe 21. Shqipëria.