U16 - MESHKUJT
Kosova U16 me 11 gusht në Bullgari
24 July, 2016 @22:55
Përfaqësuesja e Kosovës U-16 në konkurrencën e meshkujve prej 11 deri më 20 gusht do të marr pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B që do të zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Kosova është në Grupin B së bashku me Norvegjinë, Slloveninë, Rumaninë, Austrinë dhe Ukrainën. Kjo Përfaqësuese udhëhiqet nga trajneri amerikan Chris Dial dhe ndihmësi i tij Edin Kërveshi.