LIGA BALLKANIKE
10-12 ekipe në stinorin e ri të BIBL
25 July, 2016 @15:53
Faqja zyrtare e ligës ballkanike sot ka bërë të ditur se drejtuesit e ligës janë duke punuar për stinorin e ri dhe se BIBL në stinorin e radhës do të përbëhet nga 10 deri në 12 ekipe.
BIBL do të bashkëpunojë ngusht me FIBAn si zakonisht, ka bërë të ditur njoftimi, ndërsa zhvillimet e reja të ligës pritet të bëhen të ditura në javët e ardhshme.
Në stinorin e kaluar në ligën ballkanike kanë marrë pjesë 3 ekipe kosovare: Sigal Prishtina, Peja dhe Bashkimi. Sigal Prishtina është mbrojtëse aktuale e titullit në këtë ligë.
Sigal Prishtina dhe Peja, këtë stinor janë pjesë edhe e FIBA Europe Cup, ku Sigal Prishtina merr pjesë për herë të dytë, ndërsa Peja do të debutojë aty.