PARA DEBUTIMIT
Dalin në shitje biletat Estonia-Kosova
27 July, 2016 @13:13
Dueli i parë i përfaqësueses së Kosovës në basketboll pas pranimit në FIBA, do të jetë ndaj Estonisë.
Estonezët e kanë parasysh këtë fakt dhe kanë thënë se janë të nderuar që do të hynë në histori si vendi i parë që do të ndeshet me Kosovën pas pranimit të saj në FIBA.
Biletat për këtë ndeshje kanë dalë në shitje me çmim prej 5 euro deri në 8 euro më e shtrenjta.
Ndeshja zhvillohet më 6 gusht në palestrën “Saku Suurhallis” që ka kapacitet prej 10 mijë ulëseve.
“Kosova është njëra nga vendet e vogla të Ballkanit, por me popullësi më të madhe se Estonia. Ylli i reprezentacionit të tyre është basketbollisti i dalluar i Barcelonës, Justin Doellman,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i Federatës së basketbollit të këtij vendi.
Kosova kishte dëshirë të debutonte para shikuesve të saj në Prishtinë, por për shkak të kushteve jo të mira në “Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve” kanë anuluar miqësoret ndaj Maqedonisë.