MORNARI
Finalisti i BIBL në ABA Ligë
27 July, 2016 @12:45
Skuadra e Mornarit nga Tivari, që u mposht nga Sigal Prishtina në finale të BIBL në stinorin e kaluar, këtë stinor e ka konfirmuar pjesëmarrjen në ligën e Adriatikut, të njohur si ABA Liga.
Për më tepër, Mornar do të bëj pjesë edhe në Ligën e Kampionëve të basketbollit, që për herë të parë do të nis këtë stinor.
Te ekipi i Mornarit aktualisht luan ish-lojtari i Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, Tay Waller.
Mornar ka fituar të drejtë që të merr pjesë në ABA Ligë për shkak të koeficientit të ligës malazeze dhe pozitës së arritur aty. ABA Liga mbledh kryesisht skuadrat më të mëdha të rajonit të ish-Jugosllavisë.
Kosova nuk është pjesë e ABA Ligës.