MEDIA
Trepça konfirmon amerikanët Stutz dhe Wise
28 July, 2016 @12:32
Njëra ndër skuadrat e katërshes së madhe të basketbollit kosovar, Trepça, ka nisur këndelljen dhe po tregohen shenjat e para të riorganizimit në ekip.
Së fundi sipas informatave nga agjenti i dy basketbollistëve amerikanë, Trepça do të sjell në ekip Eric Stutz dhe Jeremy Wise.
Ndërsa njoftimin e ka konfirmuar për Kohën Ditore sot edhe zyrtari i klubit gjelbër e zi, Besim Braha, që ka treguar se ekipi po riorganizohet dhe po shikon mundësinë e paraqitjes në ligën ballkanike.
Sa i përket amerikanëve, Stutz është alo-qendër ndërsa Wise playmaker. Stutz së fundi ka qenë pjesë e ekipit sllovak, Inter Bratislava, ndërsa Wise ka qenë pjesë e ekipit kanadez, London Lighting, derisa ka bërë karrierë më parë edhe në Europë.
Stutz është 203 centimetra i gjatë dhe në shtator do të mbush 24 vjet, kurse Wise është 30 vjeç dhe 191 centimetra i gjatë.
Ekipi mitrovicas tashmë pas viteve pritje ka palestrën “Minatori” të renovuar, gjithashtu ka vazhduar për edhe një stinor marrëveshjen me trajnerin kroat Neven Plantak.
Sa i përket pjesëmarrjes së ekipit në BIBL, duhet të priten nominimet që do t’i bëj FBK-ja.