REPREZENTACIONI
Sot stërvitjet, me Doellmanin
28 July, 2016 @10:45
Përfaqësuesja e Kosovës po vazhdon stërvitjet për përgatitje sa më të mirë për në Eurobasket 2017.
Ndërsa sot, në stërvitje ka qenë prezent edhe amerikani i natyralizuar që do të mbrojë ngjyrat e Kosovës, Justin Doellman.
Doellman ka arritur dje në Kosovë, ndërsa sot ka qenë i gatshëm në stërvitje dhe është parë të jetë në formë tejet të mirë.
Në stërvitje gjithashtu kanë qenë prezent edhe pjesa më e madhe e reprezentacionit, të cilët po vazhdojnë rregullisht stërvitjet tani për gati një muaj.