LARGOHET
Dardani largohet nga Prishtina
28 July, 2016 @14:03
Basketbollisti më i dalluar në Superligën e Kosovës në katër stinorët e fundit, Dardan Berisha, pak minuta më parë ka bërë të ditur se nuk do të jetë më pjesë e Sigal Prishtinës.
Përmes një njoftimi në Facebook, Berisha ka thënë se ai është para një sfide të re sportive, ndërsa ka kërkuar mirëkuptim nga të gjithë tifozët, para se t’i falenderoj ata për gjithçka. Gjithashtu, ‘Dali’ ka falenderuar edhe ekipin e Prishtinës për mirëkuptim.
Dardani nuk e ka bërë të ditur destinacionin e radhës, ndërsa si arsye ka përmendur realizimin e ëndrrave me ekipin bardhekaltër.