FENERBAHÇE
Nënkampioni i Europës, me dy përforcime
29 July, 2016 @15:50
Skuadra e Fenerbahçes, që përfundoi si nënkampione e Europës stinorin e kaluar në Euroleague, ka shtuar në radhët e veta dy basketbollistë.
Fjala është për amerikanin James Nunnally dhe të riun Ahmet Duverioglu, të cilët pritet të kontribuojnë në arritjen e majes europiane për verdhekaltërit nga Stambolli.
Nunnally 26 vjeç që erdhi nga Sidigas Avellino e Italisë, ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare, ndërsa Duverioglu 23 vjeç që erdhi nga Anadolu Efes ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me Fenerbahçen.