NË PËRBËRJE TË PLOTË
Doellman e Jones në stërvitje, Krasniqi i kënaqur
28 July, 2016 @18:47
Përfaqësuesja e Kosovës sot në stërvitje ka pasur prezent edhe dyshen e natyralizuar, Justin Doellman dhe Shawn Jones.
Selektori i përfaqësueses, Arben Krasniqi, është shprehur të jetë i kënaqur me rrjedhën e përgatitjeve por edhe me basketbollistët që ka në dispozicion.
“Tashmë grumbullimit të Kosovës i janë bashkangjitur edhe Jones dhe Doellman. Bëhet fjalë për lojtarë të klasit botëror. Unë pres që ata shumë shpejt të komponohen me pjesën tjetër të ekipit. Sa i përket përgatitjeve gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë dhe tashmë presim që javën e ardhshme të fillojmë më ndeshjet miqësore, ku ne shtabi teknik do të kemi rastin t’i shohim lojtarët, por edhe ekipin në tërësi se si po funksionojnë së bashku. Janë në pyetje rreth 10 ndeshje miqësore me kundërshtarë mjaft të fortë. Jemi optimistë se do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe me këtë frymë pozitive deri në start të kualifikimeve historike për Kosovën,” ka thënë Krasniqi për faqen zyrtare të FBK-së sot.
GRUPI I KOSOVËS NË EUROBASKET 2017
Kosova më 6 gusht ka miqësoren e parë pas pranimit në FIBA, ndaj Estonisë në Talin. Ndërsa kualifikimet për Eurobasket i nis më 31 gusht, si mysafire ndaj Sllovenisë.