KOSOVA PARA EUROBASKET
Seniorët, sot në fotografim zyrtar
30 July, 2016 @17:01
Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sot ka pasur ditë të lirë, pas stërvitjeve të vazhdueshme gjatë javëve të fundit.
Mirëpo, basketbollistët e përfaqësueses kanë qenë përsëri bashkë dhe përsëri në palestër, por për një punë tjetër.
GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017
GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017
Ata sot kanë luajtur rolin e fotomodelëve, pasi që kanë kryer fotografimin zyrtar para Eurobasket 2017.
Kosova ndeshjen e parë kualifikuese e luan ndaj Sllovenisë më 31 gusht, ndërsa do të debutojë në miqësore ndaj Estonisë më 6 gusht.