NBA PARA REPREZENTACIONIT
![Koncetrohet te Hawks, lë Gjermaninë Koncetrohet te Hawks, lë Gjermaninë](https://topsporti.com/images/uploads/_new_article_sans/Atlanta_Hawks_Dennis_Schroder_guards_against_Celtics_Isaiah_Thomas_during_the_first_half_apr_2016.jpg)
Dennis Schroder (majtas)
Koncetrohet te Hawks, lë Gjermaninë
30 July, 2016 @21:00
Basketbollisti i Gjermanisë, Dennis Schroder, nuk do të jetë pjesë e reprezentacionit përgjatë kualifikimeve për Eurobasket 2017.
Atlanta Hawks ka kërkuar që të rritet roli i Schroderit në ekip, pasi që ish-AllStari Jeff Tague është larguar drejt Indiana Pacersit.
Prandaj me një komunikatë zyrtare, Federata e Basketbollit të Gjermanisë ka bërë të ditur se e përkrah vendimin e Dennisit 22 vjeç, për të zhvilluar edhe më tej karrierën e tij, ndërsa do t’iu ipet rasti të rinjëve Maodo Lo dhe Makai Mason.
Gjermania është në Grupin B kualifikues për Eurobasket 2017, bashkë me Austrinë, Holandën dhe Danimarkën dhe llogaritet si favorit i këtij grupi.