RIVALI I KOSOVËS
Sllovenia vazhdon përgatitjet, para duelit me Kosovën
30 July, 2016 @18:59
Sikurse përfaqësuesja e Kosovës, edhe ajo sllovene ka filluar përgatitjet për kualifikime të Eurobasket 2017.
Sllovenia është favorite e grupit ku bën pjesë Kosova, ndërsa në radhët e saj në ekipin e gjërë ka të ftuar edhe ish-basketbollistin e Prishtinës, Gëzim Morina.
GRUPET KUALIFIKUESE TË EUROBASKET 2017
Ata së fundi po qëndrojnë në Kranjska Gora të Sllovenisë, ndërsa Federata e tyre ka postuar fotografinë ku ndër të tjera, basketbollistët janë futur në ujë të akullt burimi gjatë stërvitjeve, për të liruar muskujt, pas ditës së lodhshme.
Dueli i parë kualifikues i grupit për Eurobasket 2017 zhvillohet ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës më 31 gusht.