PARA KUALIFIKIMEVE
Teletovic e Nurkic, i japin fuqi Bosnjes
30 July, 2016 @20:38
Në kualifikime për Eurobasket 2017, Bosnja e Hercegovina, gjendet në grup të vështirë me Rusinë e Suedinë.
Mirëpo, së fundi ardhja e Mirza Teletovicit dhe Jusuf Nurkicit nga NBA në përgatitje të reprezentacionit boshnjak, ka shtuar optimizmin te kjo përfaqësuese.
GRUPET KUALIFIKUESE PËR EUROBASKET 2017
Selektori boshnjak, Damir Mulaomerovic, ka thënë se me ardhjen e tyre Bosnja tashmë do të duhet të përfundojë patjetër e para në Grupin C, që të sigurojë 100% pjesëmarrjen në Eurobasket 2017.
Teletovic 30 vjeç (Milwaukee Bucks) ka munguar në Eurobasket 2015 për shkak të një sëmundjeje që kishte, ndërsa Nurkic 21 vjeç (Denver Nuggets) deri më tani ka luajtur vetëm 5 minuta për reprezentacionin boshnjak, në shtator 2012, kur ka qenë 18 vjeç.