PARA KUALIFIKIMEVE
Sylejmani përgatit Shqipërinë për Eurobasket
31 July, 2016 @10:29
Ndihmës trajneri i Sigal Prishtinës, Albert Sylejmani, prej të hënës do të jetë në Shqipëri.
Ai, me kërkesë të përzgjedhësit të Shqipërisë, Antonis Constaninides, do të jetë trajner që fizikisht do të përgatisë reprezentacionin shqiptar për kualifikime drejt Eurobasket 2017.
Sylejmani me vite të tëra është trajner te Prishtina, ndërsa Constatinides i cili ka punuar nga janari i këtij viti me Sylejmanin te Prishtina, ka kërkuar që ai të jetë trajner kondicional i kuqezinjëve para Eurobasketit.
Shqipëria është në Grupin F kualifikues për Eurobasket 2017 dhe në grup ka rivalë si Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Sllovakia.