Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DARDAN BERISHA

Berisha: Angazhim i madh për këtë fitore

Berisha: Angazhim i madh për këtë fitore


18 September, 2021 @23:27

Dardan Berisha, që shënoi 30 pikë në fitore dhe ishte lojtari më i dalluar i pejanëve në përballje ndaj Prishtinës, ka thënë se ekipi u angazhua shumë për të arritur te kjo fitore.

“Fillimisht ne hymë butë në lojë dhe kjo ndikoi. Por, jemi më mirë sesa që kemi qenë në fillim të sezonit. Kemi pasur lojë tri ditë më herët, edhe kjo ka ndikuar. Prishtina ka energji të mirë, vrapon shumë dhe e kemi ditë që do të jetë vështirë. Në fund, pos tjerash mendoj që ka ndiku edhe përvoja si dhe pak fati, për disa shutime që i kemi pasur,” ka thënë Berisha, që u lëvdua për angazhimin e tij nga trajneri i tij, Semsettin Bas, si dhe ai i kundërshtarit, Ante Nazor.

Më pas ai i dëshiroi fat shokut të tij Lis Shoshi, që shkoi në ekipin izraelit, derisa për sezonin ka thënë se është shumë herët të flitet, pasi që të gjitha ekipet ende nuk po njihen mirë mes veti dhe nuk janë të komponuara plotësisht.

Në fitoren e sontme, Dardani kishte 50 përqind saktësi në shutimet për tri pikë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga