PRIZREN
Besa turpëron Bashkimin
19 April, 2014 @22:04
Besa e Pejës ka arritur që të befasojë Bashkimin në Prizren. Ekipi pejan ka arritur që me lojë të jashtëzakonshme dhe luftarake tu mbajë lekcion basketbolli prizrenasve duke i mposhtur për herë të parë këtë stinor, 94-105.
Dyshja e talentuar e Besës, Arian Qallaku dhe Arti Hajdari, kanë qenë të pakapshëm për portokall-e-zinjtë nga Prizreni sonte.
Kjo dyshe ka shënuar mbi 50 pikë për skuadrën e tyre, ku i pari ka shënuar 28, derisa i dyti 25 pikë tjera në fitoren fantastike të Besës.
Basketbollisti më efikas i Bashkimit në ndeshje ka qenë amerikani Aaron Mitchell me 27 pikë të shënuara, në ndeshjen ku trajneri Edin Kërveshi, ka përjetuar humbjen e parë nga Besa këtë stinor.
Me këtë fitore Besa do të tentojë që të arrijë Play-Offin, që së fundi i është afruar shumë, pas disfatës së radhës së Bashkimit, si dhe të Trepçës sonte ndaj RTV 21.
Përndryshe, kjo ka qenë disfata e katërt me radhë e Bashkimit këtë stinor dhe seria më e keqe e tyre në dy vitet e fundit.
Duhet përmendur gjithsesi edhe ndërprerjen e ndeshjes, që pasoi pas një gjuajtje të topit drejt referi kryesor Daut Mehmeti, 2.43 minuta para përfundimit të ndeshjes, pranë rezultatit 76-90 në të mirë të pejanëve.
Ndeshja vazhdoi pas zbrazjes së palestrës nga shikuesit.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Bashkimi | Besa | ||
Çereku i parë | 22 | 24 | |
Çereku i dytë | 25 | 27 | |
Çereku i tretë | 16 | 23 | |
Çereku i katërt | 31 | 31 | |
Kërcime | 37 | 38 | |
Asistime | 15 | 14 | |
Bllokada | 8 | - | |
Topa të vjedhur | 1 | 4 | |
Topa të humbur | 15 | 7 | |
Tentime për tre pikë | 8/30 | 7/22 | |
Tentime për dy pikë | 24/41 | 32/55 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 22/29 | 20/33 |
Statistikat individuale te Bashkimi:
1 | Aaron Mitchell | 27 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
2 | Darrell Lampley | 17 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
3 | Zeljko Jovanovic | 16 pikë | 3 kërcime | |
4 | Rickey Young | 11 pikë | 9 kërcime | 5 bllokada |
5 | Qëndrim Biraj | 11 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
6 | Endrit Hysenagolli | 9 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
7 | Valentin Spaqi | 3 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
Statistikat individuale te Besa:
1 | Arian Qallaku | 28 pikë | 5 kërcime | |
2 | Art Hajdari | 25 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
3 | Blend Matoshi | 17 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
4 | Nakiea Miller | 15 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
5 | Beqë Kovaqi | 12 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
6 | Altin Morina | 5 pikë | 5 asistime | 3 kërcime |
7 | Sami Hajzeri | 3 pikë | 2 kërcime |