RTV 21
Teleboysat me fitore jetike
19 April, 2014 @21:25
Ekipi i Teleboysave, RTV 21, ka arritur që të shënojë fitoren më të rëndësishme të stinorit sonte.
Prishtinasit kanë arritur që të mposhtin Trepçën në palestrën 1 Tetori për të shtuar shpresën për mbijetesë dhe për të dalë nga vendi i fundit i tabelës në Superligë.
Grant Maxey dhe Christopher Hyche kanë qenë basketbollistët më efikas të ekipit të RTV 21, duke shënuar 46 pikë së bashku. I pari 25, i dyti 21 pikë.
Te Trepça, që sonte nuk i funksionoi arma më e fortë, gjuajtjet për treshe, basketbollistët më të dalluar kanë qenë Alvaro Calvo dhe Samir Zekiqi me nga 19 pikë të shënuara.
Sa i përket tresheve, mitrovicasit kanë pasur saktësi prej 32% duke shutuar 25 herë e duke qëlluar vetëm 8 herë jashtë vijës 6.75 metra.
Kjo fitore e mban gjallë ekipin e Andin Rashicës, që ka shënuar fitoren e parë si trajner në Superligë, për mbijetesë - derisa Trepçës ia rrezikon edhe më rrugën për Play-Off, te të cilët jashtëzakonisht shumë po vërehet mungesa e qendrës spanjolle, Jan Orfila.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
RTV 21 | Trepça | ||
Çereku i parë | 21 | 15 | |
Çereku i dytë | 23 | 21 | |
Çereku i tretë | 26 | 13 | |
Çereku i katërt | 18 | 28 | |
Kërcime | 37 | 25 | |
Asistime | 17 | 18 | |
Bllokada | - | 2 | |
Topa të vjedhur | 12 | 4 | |
Topa të humbur | 14 | 15 | |
Tentime për tre pikë | 6/11 | 8/25 | |
Tentime për dy pikë | 26/41 | 19/37 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 18/29 | 15/27 |
Statistikat individuale te RTV 21:
1 | Grant Maxey | 25 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
2 | Chris Hyche | 21 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |
3 | Tyrell Timpson | 16 pikë | 4 asistime | 1 kërcim |
4 | Albatrit Berisha | 10 pikë | 2 kërcime | |
5 | Mustafë Merovci | 6 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
6 | Leonard Mekaj | 5 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
7 | Driton Bajrami | 5 pikë | 8 kërcime |
Statistikat individuale te Trepça:
1 | Samir Zekiqi | 19 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Alvaro Calvo | 19 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
3 | Hekuran Binxhija | 9 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
4 | Korab Prekazi | 7 pikë | 4 kërcime | 4 asistime |
5 | Arian Tahiri | 7 pikë | 3 asistime | |
6 | Imer Tahiri | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
7 | Besnik Azemi | 6 pikë | 2 kërcime | |
8 | Fikret Handzic | 4 pikë | 6 kërcime |