DUELET VENDOSËSE
Përballjet shpresëdhënëse
18 April, 2014 @10:59
Në mungesë të superderbit, nuk do të thotë që nuk do të ketë emocione fantastike në ndeshjet tjera të Superligës.
E kjo me faktin, se skuadrat tjera prej pozitës së tretë deri te ajo e fundit, kanë fuqi që ta mposhtin njëra-tjetrën dhe do të mund të bëjnë garën për Play-Off e Play-Out tejet interesante.
Kështu, Bashkimi pret Besën në Prizren. Prizrenasit asnjëherë nuk janë mposhtur këtë stinor nga ekipi i ri pejan dhe presin t’i kthehen fitoreve pas dy disfatave nga Peja dhe Sigal Prishtina, për të luftuar për vendin e tretë.
Por, Besa ka plane tjera. Pejanët shpresojnë që me fitore ndaj Bashkimit të ngriten edhe më në tabelë dhe të kërkojnë opcionin për Play-Off. Mirëpo, Besa nga ndeshjet e saja të mbetura, dy herë do të duhet të ndeshet me Pejën dhe njëherë Sigal Prishtinën - që në parim janë të pamposhtshme.
Drita do të kërkojë patjetër fitore ndaj Kastrioti për të shpresuar Play-Offin, mirëpo edhe ferizajasit do të bëjnë gjithçka për të shënuar një fitore - që ndoshta do t’ua siguronte atyre Play-Outin dhe definitivisht pas fitores ndaj RTV 21 - do t’i shpëtonte nga rënia e sigurtë.
E RTV 21, nga skuadra që pretendonte ndonjërën prej trofeve është shndërruar në skuadrën më të rrezikuar për rënie nga elita e basketbollit kosovar. Pas ngritjes së shpejtë të ekipit të Teleboysave, tani më po i vie rënia e shpejtë - dhe njëra ndër gjasat e pakta për të kërkuar shpëtimin është fitorja ndaj Trepçës, ku kjo e fundit lufton për Play-Off.
Rezultatet, tabela aktuale dhe ndeshjet e radhës.
SUPERLIGA, Xhiroja XXIII
e shtunë 19:00 Bashkim Selishta, Gjilan | Drita - Kastrioti | ||
e shtunë 19:15 1 Tetori, Prishtinë | RTV 21 - Trepça | ||
e shtunë 19:30 Sezai Surroi, Prizren | Bashkimi - Besa |