PEJA-PRISHTINA
Shtyhet superderbi
18 April, 2014 @10:23
Ndeshja kryesore e xhiros së XXIV të Superligës ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës - është shtyer.
Ndeshja vendimtare e cila do të mund të përcakonte liderin e Superligës dhe do t’ia ipte vendit të parë të tabelës, përparësinë e terrenit vendës - potencialisht në finale të Play-Offit, pasi që duket e pamundur aktualisht që dikush do të mund të befasojë Sigal Prishtinën lidere dhe Pejën kampione këtë stinor.
E arsyeja e shtyerjes së ndeshjes është pas kërkesës që e ka bërë Sigal Prishtina dhe është pranuar nga Peja, pasi që liderja e Superligës është duke u përgatitur për Final Four të Balkan League që fillon sot një javë.