NDESHJA E FUNDIT E XHIROS
Ndezin motorët në fund
17 April, 2014 @19:28
Sigal Prishtina ka arritur të shënojë edhe fitoren e radhës nën drejtimin e Marin Dokuzovskit, që ende nuk ka përjetuar humbje prej se ka marrë drejtimin e skuadrës nga kryeqyteti.
Bardhekaltërit kanë mposhtur Bashkimin në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve 108 - 80, duke e regjistruar kështu fitoren e 22-të në Superligë.
Çereku i parë ka sjellë një luftë të bukur në të dyja anët e koshit, derisa kundërshtarët nga Prizreni kanë befasuar për të mirë duke barazuar 26-26 në fund të saj.
Në çerekun e dytë Sigal Prishtina ka krijuar epërsi 11 pikëshe për të përfunduar pjesën e parë 60-49. E derisa në çerekun e tretë skuadrat kanë barazuar përsëri, në atë të fundit, Sigal Prishtina nuk e ka lejuar Bashkimin të shënojë mbi 10 pikë duke krijuar epërsinë përfundimtare 108-80.
Dardan Berisha ka qenë përsëri lojtari më i dalluar i Sigal Prishtinës duke regjistruar double-double prej 23 pikëve dhe 10 asistimeve. Atij i ka ndihmuar edhe qendra Blerim Mazreku, që shënoi 24 pikë në fitoren e ekipit të tij.
Në anën tjetër te prizrenasit janë dalluar qendrat Endrit Hysenagolli dhe Rickey Young. Të dy kanë shënuar double-double, ku shqiptari ka pasur 25 pikë e 10 kërcime, derisa amerikani 23 pikë e 10 kërcime.
Derisa Sigal Prishtina në xhiron e radhës pritet të udhëtojë në Karagaç për superderbi ndaj Pejës, nëse nuk shtyhet ndeshja për shkak të Final Four të ligës ballkanike, Bashkimi do të ndeshet me Besën e Pejës në Sezai Surroi për të kërkuar vendin e tretë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat individuale te Sigal Prishtina:
1 | Blerim Mazreku | 24 pikë | 7 kërcime | 1 asistim |
2 | Dardan Berisha | 23 pikë | 10 asistime | 2 kërcime |
3 | Tay Waller | 17 pikë | 4 asistime | 5 kërcime |
4 | Aurimas Kieza | 14 pikë | 3 asistime | 4 kërcime |
5 | Kendrick Jones | 14 pikë | 5 asistime | 6 kërcime |
6 | Fisnik Rugova | 6 pikë | 2 asistime | 6 kërcime |
7 | Edmond Azemi | 4 pikë | 2 kërcime | |
8 | Jamar Diggs | 3 pikë | 6 asistime | |
9 | Alban Veseli | 3 pikë | 1 asistim |
Statistikat individuale te Bashkimi:
1 | Endrit Hysenagolli | 25 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
2 | Rickey Young | 23 pikë | 10 kërcime | 1 asistim |
3 | Darrell Lampley | 11 pikë | 5 asistime | |
4 | Zeljko Jovanovic | 10 pikë | 2 asistime | 3 kërcime |
5 | Aaron Mitchell | 8 pikë | 4 asistime | 4 kërcime |
6 | Valentin Spaqi | 3 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
7 | Qëndrim Biraj | 1 asistim | 2 kërcime |