KAMPIONJA
Peja kalon edhe Trepçën, para superderbit
16 April, 2014 @19:24
Verdhezinjtë nga Peja kanë arritur që të kalojnë edhe një pengesë në rrugë drejt mbrojtjes së titullit.
Ata kanë mposhtur sot Trepçën si mysafire me rezultat 73-92. Kjo ka qenë fitorja e 20-të e Pejës në Superligë, derisa i tërë koncentrimi i pejanëve është vënë në xhiron e ardhshme kur takohen me Sigal Prishtinën në derbin që do të mund të vendosë për liderin në fund të kampionatit të rregullt.
Trepça ka regjistruar disfatën e 11-të në kampionat sonte, derisa lufta për vendin e tretë dhe të katërt po bëhet gjithnjë më interesante.
Mitrovicasit xhiron e radhës takohen me RTV 21, që po lufton për mbijetesë në Superligë.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore:
Trepça | Peja | ||
Çereku i parë | 12 | 21 | |
Çereku i dytë | 17 | 24 | |
Çereku i tretë | 22 | 25 | |
Çereku i katërt | 22 | 22 | |
Kërcime | 62 | 55 | |
Asistime | 17 | 19 | |
Bllokada | 2 | - | |
Topa të vjedhur | 3 | 5 | |
Topa të humbur | 14 | 9 | |
Tentime për tre pikë | 9/23 | 10/27 | |
Tentime për dy pikë | 18/71 | 23/63 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 10/12 | 16/25 |
Statistikat individuale te Trepça:
1 | Valdrin Haxhiu | 19 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
2 | Alvaro Calvo | 16 pikë | 14 kërcime | 1 asistim |
3 | Besnik Azemi | 13 pikë | 8 kërcime | 1 asistim |
4 | Imer Tahiri | 12 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
5 | Samir Zekiqi | 6 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
6 | Fikret Handzic | 3 pikë | 12 kërcime | 5 asistime |
7 | Arian Tahiri | 2 pik | 6 kërcime | 3 asistime |
8 | Hekuran Binxhia | 2 pikë | 6 kërcime | 1 asistim |
Statistikat individuale te Peja:
1 | Samir Shaptahovic | 31 pikë | 7 kërcime | 7 asistime |
2 | Frederick House | 17 pikë | 10 kërcime | 5 asistime |
3 | Teo Simovic | 11 pikë | 10 kërcime | 2 asistime |
4 | Mario Edwards | 10 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
5 | Gerti Shima | 9 pikë | 12 kërcime | 2 asistime |
6 | George Oduwufa | 8 pikë | 5 kërcime | 1 asistim |
7 | Rron Grapci | 5 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
8 | Vigan Radoni | 1 pikë | 5 kërcime |