BARÇA-GALATA
Arroyo mungon në ndeshjen e dytë
16 April, 2014 @15:30
Pas lëndimit të pësuar mbrëmë në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës në Palau Blaugrana, playmakeri i Galatasarayit, Carlos Arroyo, do të mungojë edhe në ndeshjen e dytë çerekfinale.
Lideri i pikëve, asistimeve, minutave të kaluara në fushë dhe trepikëshave te ekipi i vetëm turk që arriti në TOP 8 të Euroleague këtë stinor, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Ergin Ataman për ndeshjen e dytë.
Barcelona mposhti mbrëmë Galatasarayin bindshëm pas lëndimit të Arroyos duke kaluar 1-0 në epërsi në seri, ku ekipi që arrin së pari tre fitore kualifikohet për Final Four të Euroleague.
Ndeshja e radhës luhet përsëri në Barcelonë, nesër mbrëma.
Portorikani 33 vjeçar, Arroyo, është basketbollisti i gjashtë i Galatasarayit që lëndohet këtë stinor.