PALAU BLAUGRANA
Barça kthehet në pjesë të dytë
15 April, 2014 @20:57
Barcelona ka hapur çerekfinalet e Euroleague me fitore ndaj Galatasarayit në përballjen e parë mes tyre.
Turqit kanë dominuar në çerekun e parë të ndeshjes duke dalë në epërsi 7 pikëshe në fund të saj 14-21. Mirëpo me të filluar dhjetëminutëshi i dytë i takimit, katalonasit kanë marrë lojën në dorë dhe në pjesën e dytë kanë dominuar tërësisht për të dalë në epërsi 1-0 në përballjet mes vete.
Bostjan Nachbar me 19 pikë, ka qenë basketbollisti më efikas i Barcelonës, derisa atij i kanë ndihmuar edhe Juan Carlos Navarro me 12 pikë, derisa një më pak shënuan Brad Oleson dhe Jacob Pullen në fitoren bindëse 88-61.
Te ekipi mysafir më i dalluar ka qenë Carlos Arroyo, basketbollist i vetëm ky me pikë dyshifrore të shënuara në ndeshje, 14.
Takimi i dytë çerekfinal mes Barcelonës dhe Galatasarayit luhet të enjten, derisa Arroyo nuk dihet nëse do të mund t’i ndihmojë turqëve në ndeshjen e dytë për shkak të lëndimit që e detyroi të dalë nga loja para përfundimit të saj.