TALENTI
‘Bananameni’ Mehmeti
14 April, 2014 @12:55
Djaloshi nga Gjilani, që ende nuk i ka mbushur të njëzetat, Arian Mehmeti, ka arritur që të dalë në vend të parë të liderëve statistikor sa i përket bllokadave në Superligë deri më tani.
Mehmeti me 199 centimetrat e tij ka arritur që para ndeshjes së xhiros së fundit me Sigal Prishtinën të arrijë mesataren prej 0.8 bllokadave për ndeshje, duke dalë mbi ish basketbollistin e Sigal Prishtinës, K’Zell Wesson për të arritur për momentin në vend të parë.
Njëri ndër prodhimet më të mira të fundit të Dritës në vitet e fundit, Mehmeti, është basketbollist standard i Dritës dhe trajnerët Gyltekin Selimi e Arben Bislimi, gjithmonë llogarisin në atë.
Pas Mehmetit sipas radhës te bllokuesit më të mirë të Superligës janë renditur: K’Zell Wesson (ish Sigal Prishtina, 0.8); Jan Orfila (Trepça, 0.7); Fikret Handzic (Trepça); Alban Veseli (Sigal Prishtina), Aurimas Kieza (Sigal Prishtina), Fred House (Peja), George Odufuwa (Peja), Gerti Shima (Peja) - të gjithë nga 0.5 bllokada për ndeshje, derisa i dhjeti në listë është Fisnik Rugova i Sigal Prishtinës me 0.4 ‘banane’ për ndeshje, sipas Eurobasketit.